Fabrika e Vajit te ullirit Tre Miqtë Ndroq “ Ndroqi Olive Oil ” vjen në fushën e përpunimit të Ullirit duke sjell në treg vaj ulliri me cilësi të lartë me një eksperiencë shumë vjeçare e cila është dhe një tradite e trashëguar prej katër brezave paraardhës e cila ka nisur qe ne vitin 1911 me një mulli te vjetër i cili ruhet ne formën e një muzeu pranë ambienteve të fabrikës se sotme e cila ka një ambiente bashkohorë dhe modern e cila është kombinimi i teknologjisë bashkohorë Gjermane/Italiane.
Koncepti i krijimit te emërtimit Fabrika e Vajit të Ullirit Tre Miqtë është kombinimi i Tre faktorëve si Fabrika, Ulliri, dhe Klienti sjell dhe kuptimin e emrit “Tre Miqtë”.

About Us

Histori Suksesi
Gjate kësaj kohe janë marre pjese ne disa panaire dhe konkurse te zhvilluara ku janë fituar dhe çmimet ose vlerësimet si me poshtë
- 2009
Cmimi fitues i vendit te trete ne konkursin kombëtar te vajit te ullirit. - 2013
Fituar çmimin Medalje e Argjende ne konkursin e Vajit te ullirit - 2016
Fituar çmimin e vendit te dyte ne konkursin e vajit te ullirit për Ballkanin - 2018
Fituar çmimin Medalje e Argjende